A do ta lejojë Qeveria vizitën e Vuçiqit në Kosovë?

A do ta lejojë Qeveria vizitën e Vuçiqit në Kosovë?

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq të dielën mund të has në dy lloj pritje gjatë vizitës në Kosovë.

Vitin e kaluar kur vizitoi Kosovën më 14 janar, një grup të rinjsh në hyrje të Gjilanit e pritën me pankarta e parulla duke kundërshtuar vizitën e tij.

Por në Pasjan, i cili është me shumicë serbe, pati një pritje tjetër nga bashkëkombësit e tij, të cilëve Vuçiq u premtoi se do t’i vizitojë çdo vit, duke e quajtur Kosovën djep të Serbisë.

Madje pati edhe mesazh për ministrat serb në Qeverinë e Kosovës.

Por në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur që të flasin për këtë vizitë. Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka rekomanduar që të kontaktohet Ministria e Punëve të Jashtme.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit për të marrë informacione për marrjen e leje për vizitë në Kosovë të kryeministrit serb.

 

 

Shpërndaje në: