Analizë: Për çka lufton Kosova në Kualifikimet për Botëror? A e pret një e ardhme e zymtë nëse e humbë luftën?

Analizë: Për çka lufton Kosova në Kualifikimet për Botëror? A e pret një e ardhme e zymtë nëse e humbë luftën?

Nesër, Kombëtarja e Kosovës në futboll e fillon garën e saj në Kualifikimet për Botërorin “Rusi 2018”. Deri më tash, krerët e FFK-së, trajneri dhe lojtarët kanë qenë mjaft të relaksuar dhe kanë deklaruar se me rëndësi është që Kosova “të paraqitet sa më mirë”. Por është specifikuar që “Kosova nuk ka gjasë për kualifikim” dhe është përmendur si shfajësim se “e kemi një grup të vështirë”

 

Kosova, luftën e saj kryesore në këto kualifikime do ta ketë për vendin e katërt. Pse? Sepse cilësia e saj aktuale nuk lejon që të shpresohet për më shumë dhe sepse e ardhmja nuk lejon që të shpresohet për më pak. Nëse Kosova do të përfundonte e katërta, atëherë do të shortohej në grupin e ardhshëm, me një ose dy ekipe autsajdere. Por, nëse Kosova do të përfundonte e pesta ose e gjashta, atëherë të gjitha ekipet e tjera do të ishin përsëri shumë më të forta dhe do të vazhdonte të mbetej në pozicionet e autsajderëve.

Padyshim, duhet seriozitet dhe përgjegjshmëri. E ardhmja e Kosovës përcaktohet nga këto Kualifikime. Është shumë e rëndësishme që t’i konkretizojmë prioritetet tona – në mënyrë që të mos përfaqësohemi edhe në futboll, aq keq si në sportet e tjera.

 

Sfida e nesërme përballë Finlandës do të jetë kyqe për fatin e mëtejmë të Kombëtares tonë.

Shpërndaje në: