James ndahet nga gruaja për faj të Ronaldos (Foto)
Kolumbiani James Rodriguez është vlerësuar deri tani jo vetëm për cilësitë e tij si futbollist, por edhe për jetën e tij familjare.
Megjithatë, raportohet se së fundmi lojtari i Bayern Munchen i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare me modelen Daniela Ospina.

Çifti kolumbian është divorcuar zyrtarisht disa muaj pas krizës që përfshiu martesën e tyre. James dhe modelja kolumbiane ishin martuar që prej 6 vjetësh dhe lajmin e divorcit e bënë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ata janë prindër të një vajze 4 vjeçare.

‘Dora e Ronaldos’
Në Janar 2016, një uebsajt i lajmeve rozë, raportoi se James mund ta ketë tradhtuar Danielan me Helga Lovekaty-n.
Lajm ky që mori vëmendjen të shumë mediave botore.
Pretendohet se James mund ta jetë njohur me modelen 23-vjeccare Helga Lovekaty, pikërisht përmes Cristiano Ronaldo-s, ish shokut të skuadrës te Reali.




