Zajmina Vasjari publikon foto, por fsheh barkun me “lezet” (Foto)
Me shumë mundësi, edhe pasi të kenë kaluar disa muaj nga shtatzënia, për Zaimina Vasjarin do t’i kemi pikëpyetjet deri në momentin e fundit. Jo vetëm sepse lajmi për shtatzëninë nuk është konfirmuar nga ajo vetë, por edhe nëse është në pritje të një fëmije, trupi i saj do ta tregojë shumë vonë këtë.
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, pasi u largua jashtë Shqipërisë për disa javë, është rikthyer dhe, siç shihet, ka nisur projekte të tjera. Nuk ka ndër mend të ndalet.
Biznesi me veshje, të cilin bukuroshja e ka hapur prej disa kohësh, është tashmë angazhimi kryesor për Zaiminën, që, natyrisht, ka nevojë edhe për promovim në rrjetet sociale. Kjo është arsyeja e rikthimit të këngëtares në Instagram pas disa javësh mungesë.
Dhe qëllimi është mjaft i qartë, meqenëse pas fotos që ka postuar sot për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve, Zaimina ka mbyllur edhe komentet. Ndoshta sepse e dinte që kureshtja e fansave do të kërkonte të dinte më shumë nga ajo.
Në foton me stil, barku nuk duket thuajse fare. Është e qëllimshme ose jo, nuk e dimë, por ndoshta është akoma herët për të marrë një konfirmim nga vetë këngëtarja. /albeu.com/




