Marina një nuse tradicionale, shikoni çfarë ka përgatitur (Foto)
Moderatorja Marina Vjollca është njëra nga femrat më të komentuara në mediet rozë.
Së fundi, Marina publikoi një imazh në rrjete sociale, në të cilin shihej një fli.
Duke e ditur që flija është ushqimi tradicional më i preferuar tek ne dhe nëse ajo e ka përgatitur këtë ushqim, duket se Marina del të jetë nuse tradicionale.
“Bujrum FLI” ka shkruar Marina sipër fotos në të cilën gjendet flija të cilën supozohet se e ka përgatitur për partnerin e saj, reperin Getoar Selimi. /Lajmi.net/




