Qesharake: Roma-Juve, lojtari rrëzohet duke dalë në fushë (VIDEO)
Juventus dhe Roma zhvilluan një miqësore që përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.
Dy gjigantët italian testuan forcat e njëri-tjetrit para fillimit të sezonit të ri të Seria A.
Golin për kampionin italian e shënoi kraoti Mario Mandzukic ndërsa për ‘gjallërossët’ e shënoi boshnjaku Edin Dzeko.
Por, në fillim të ndeshjes ndodhi diçka qesharake. Pak para se të futeshin në fushë futbollistët, lojtari i Romës, Omar Sadiq, u rrëzua në mënyrë qesharake, duke fituar gjithë vëmendjen e mediave italiane.
Sadiq shpëtoi pa ndonjë lëndim. /Periskopi/



