Flet nëna dhe vëllai i ‘Ballistit’: Më mirë i vdekur në Shqipëri se në duart e serbëve i gjallë
Pas protestave të shumta përpara kryeministrisë, ministrisë së Jashtme dhe ambasadës kroate për rrëzimin e vendimit të gjykatës kroate për të ekstraduar Ismail Morinën në Serbi, kanë reaguar dhe familjarët e tij.
Nëna e Ismailit, Hyrija në një raportim ekskluziv për BalkanWeb, ka thënë se “më mirë Ballisti i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”.
Më herët reagoi dhe vëllai i tij, Xhevahiri,i cili i kërkoi shtetit që të bllokojë ekstradimin, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë do të vetëflijoheshin.
“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha ai.



