Zyrtare: Manchester United transferon superyllin e Chelseat (Foto)

Zyrtare: Manchester United transferon superyllin e Chelseat (Foto)

Manchester Unitedi ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Nemanja Matic.

Unitedi transferoi futbollistin për një shumë prej 40 milionë funtave, transmeton Periskopi.

Matic kreu testet mjeksore gjatë ditës së diel, pasi Juventusi i dha fund interesimit për të.

“Ai është konsistent, besnik dhe i uritur për sukses”, tha menaxheri Jose Mourinho, pas kompletimit të transferit.

Matic është dy herë fitues i Premier Ligës me Chelsean, dhe ai do të sjellë një përvojë të madhe fituese tek skuadra nga ‘Old Trafford’. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: