Stallone qesh me thashethemet që iu bëhen (Foto)

Stallone qesh me thashethemet që iu bëhen (Foto)

Sylvester Stallone ka qeshur me thashethemet se ai kishte vdekur, pas një raporti që ka qarkulluar në mediat sociale.

Thashethemet filluan kur një “lajm” që pretendohet të jetë shkruar nga CNN filloi të shfaqej në Twitter të shtunën në mbrëmje, transmeton Klan Kosova.

Stallone ka postuar një fotografi në Instagram të dielën me të cilën ai ka bërë shaka ku shihet se ai ishte gati për t’u vrarë nga shoku i tij, boksieri rus Sergej Kovzalev, me nofkën “Krusher”.

Stallone nuk është i vetmi njeri i famshëm që ishte subjekt i një shakaje të vdekjes së fundmi.

Në gusht, djali i Will Smith, Jaden Smith ishte në shënjestër nga një video e cila pretendonte se i riu po i jepte lamtumirën e fundit babait të tij para se të kryente vetëvrasje.

Shpërndaje në: