Ndodh mrekullia, piloti i shpëton vdekjes pasi humbi kontrollin e makinës (Foto)
Ylli i garave me vetura, Richard Pilkington ka ‘mashtruar’ vdekjen, pasi u hodh jasht nga një veturë klasike, gjatë garës së mbajtur në Silverstone.
Piloti u hodh nga vetura e tipit 1937 Talbot T26, pasi u sill pa kontrollë në pistën e famshme britaneze, transmeton Periskopi.
Dy vetura të tjera kaluan shumë afër kokës së Pilkington, por fatmirësisht ai nuk u godit nga to.
Gara u ndjek nga gati 100.000 spektatorë anembanë botës. /Periskopi/






