Roma shokon Juventusin me vendimin e fundit (Foto
Mbrojtësi grek, Kostas Manolas, e ka refuzuar transferimin te Juventusi.
Futbollisti i Romës është i lumtur në klubin verdhekuq dhe ka vendosur të qëndrojë.
Sipas mediave italiane, ai ka arritur marrëveshje me Romën për rinovimin e kontratës.
Manolas do të nënshkruajë deri në vitin 2022 me klubin nga “Olimpico”.
Në këtë mënyrë, Juve duhet të kërkojë një mbrojtës tjetër për zëvendësuesin e Leonardo Bonuccit.



