FFK-ja manipulon me fansat kuq e zi, Finlanda nuk i ka ndaluar simbolet shqiptare

FFK-ja manipulon me fansat kuq e zi, Finlanda nuk i ka ndaluar simbolet shqiptare

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Federata e Futbollit të Finlandës ka marrë një vendim që të mos ketë asnjë simbol të ndonjë shteti të tretë në ndeshjen e sontme mes dy kombëtareve, apo siç është interpretuar nga mediat vendase, që të mos ketë as edhe një simbol kuq e zi nga fansat e Kosovës.

Por, po të hyni në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Finlandës, sqarimet që jepen lidhur me këtë ndeshje nuk kanë të bëjnë asgjë me këto ndalesa që FFK-ja i përcjell nëpërmjet një komunikate për qytetarët dhe sportdashësit në vend.

”Nëse jeni qytetar i Kosovës apo tifoz i saj, ju duhet t’i bleni biletat tek sektori i tifozëve të Kosovës të cilat shiten përmes Federatës së Futbollit të Kosovës. Nëse ju bleni bileta për ulëse të tjera, pra jo tek sektori i tifozave të Kosovës, atëherë vini re që të gjitha simbolet e Kosovës, përfshirë këtu flamuj, bluza apo dresa do t’iu ndalohen në hyrje të stadiumit”, thuhet në këtë sqarim, pa u përmendur fare ndonjë shtet i tretë siç pretendon FFK.

Ndërsa, komunikata e FFK-së, lidhur me ndeshjen thotë se Federata e Futbollit të Finlandës ka marrë vendim që të ndalojë rekuizitat dhe simbolet që asociojnë me ndonjë shtet të tretë. Kjo për arsye që Kosova ta kalojë këtë ndeshje pa asnjë incident eventual, edhe pse është e vështirë ta kuptosh se si simbolet Kuq e Zi e tensionojnë situatën në një ndeshje futbollit kundër një shteti nordik si Finlanda.

“FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës. Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Periskopi/

Linku i faqes së Federatës finlandeze ku jepen shpjegimet: https://www.palloliitto.fi/suomi-kosovo?gclid=Cj0KEQjwr7S-BRD96_uw9JK8uNABEiQAujbffMzavveZw96JFFswcOK5x0A0v1L3rhKFqRC5M5GWx_IaAkd88P8HAQ

Shpërndaje në: