Morata ka refuzuar gjigantin anglez për shkak të këtij lojtari (Foto)
Sulmuesi i ri i Chelsea, Alvaro Morata, kishte refuzuar Tottenahm pasi që nuk dëshironte të garonte me sulmuesin Harry Kane, sipas Mauricio Pochettino.
Morata u transferua në Chelsea nga Real Madrid për shumën e 70 milionë eurove, shkruan “Metro.co.uk”, transmeton Periskopi.
Por, trajneri argjentinas i Tottenham, Pochettino e kishte kërkuar reprezentuesin spanjoll në White Hart Lane por spanjolli e ka refuzuar ofertën pasi që ai e dinte se Kane do të ishte zgjedhja e parë në sulm.

“Ai më tha mua ‘Pse më kërkon mua kur ju keni Harry Kane?’, tha Pochettino.
“Nëse tentoni të nënshkruani një sulmues ata do të pysin ‘Hei boss, për çka më dëshiron?’ Të jem në bankën rezervë? Është Harry Kane, nuk mund të garojë me Harry Kane”, besohet t’i ketë thënë Morata trajnerit Pochettino.
Tottenham ende nuk ka bërë ndonjë transferim të madh në këtë afat kalimtar të verës. /Periskopi/



