Adnan Januzaj ia bën ‘like’ në Instagram yllit serb të Manchester United (Foto)

Adnan Januzaj ia bën ‘like’ në Instagram yllit serb të Manchester United (Foto)

Manchester United ka transferuar mesfushorin serb, Nemanja Matic nga kampioni anglez, Chelsea.

Matic u transferua për shumën e 40 milionë funteve në Old Trafford, shkruan Periskopi.

29 vjeçari është ri-bashkuar me trajnerin portugez Jose Mourinho, i cili e kishte transferuar në Chelsea në vitin 2014 dhe ishte bërë lojtari kyq i portugezit në fitimin e titullit të kampionit në sezonin 2014/15.

Januzaj ka pëlqyer foton e Maticit në fanellën e United të postuar nga faqja zyrtare e Instagramit të ‘djajve të kuq’.

 

Më herët për gjigantin anglez kishin luajtur edhe dy futbollistë serb, Nemanja Vidic dhe Zoran Tosic.

Januzaj kishte pasu një shoqëri tejet të mirë me legjendën e klubit, Vidic.

Mesfushori belg me preardhje nga Kosova, Januzaj, në këtë verë është larguar nga United për në La Liga, te skuadra e Real Sociedadit për shumën e 9 milionë eurove.

 

/Periskopi/

Shpërndaje në: