Vdes gruaja e këngëtarit të famshëm botëror (Foto)
Legjendat e Hollivudit u bënë bashkë të martën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Barbara Sinatra’s.
Dick Van Dyke, Robert Wagner, Suzanne Somers dhe Tom Dreesen ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Barabrës në Kishën Katolike të Zemrës së Shenjtë në Palm Desert të Kalifornisë.
Barbara vdiq në shtëpinë e saj në Rancho Mirage javën e kaluar në moshën 90 vjeçare.
Vdekja e saj erdhi 20 vjet pasi vdekjes së burrit të saj të famshëm, Frank Sinatra, raportoi “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Në funeralin e saj të së martës, folësit kujtuan çiftin si bamirës të përkushtuar gjatë gjithë jetës së tyre.
Ata përgëzuan Barbara’n si një aktiviste e devotshme për përkudesjen ndaj fëmijëve./Periskopi/






















