Neymar përleshet me tifozët e Barcës, ndërhyjnë forcat e sigurimit (Foto)
Futbollisti në ikje i Barcelonës, Neymar u desht të ndalej nga sigurimi i aeroportit, në mënyrë që të mos përleshet me disa tifozë nervoz të klubit katalunas.
Ylli brazilian është në prag të transferimit tek PSG, për një shumë prej 196 milionë funtave, transmeton Periskopi.
Incidenti ka ndodhur javën e shkuar në klubin ekskluziv Shoko, ndërsa fotografitë e incidentit janë bërë publike sot.


Neymar u përlesh verbalisht me disa tifozë katalunas, por ai u desh të ndalej edhe nga forcat e sigurimit, që konflikti të mos bëhej fizik.
Incidenti ndodhi ditën e shtunë, më 22 korrik – një natë para se skuadra e Ernesto Valverdes të udhëtonte për ShBA. /Periskopi/



