E dashura e Cristiano Ronaldos pozon për herë të parë me barkun e fryrë (Foto)
E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez ka pozuar për herë të parë me barkun e fryrë, pasi u konfirmua se ajo është shtatëzënë.
Portugezit pak kohë më parë i lindën dy fëmijë me një nënë surrogate dhe tani është gati edhe për një fëmijë tjetër, transmeton Periskopi.




Rodriguez, 23 vjeç, e cila konfirmoi shtatëzaninë e saj për magazinën Hola!, tha: “Jam person shumë familjar dhe i dua fëmijët”.
Ronaldo pritet të bëhet baba për herë të katërt. /Periskopi



