Samir Ujkani: Treguam se dimë të luajmë futboll të mirë
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani pas takimit me Finlandën ka thënë se skuadra tregoi që mund të luajë futboll të mirë, por ka theksuar se duhet të punohet edhe shumë për të arritur sukses.
“Kemi treguar se dimë të luajmë futboll të mirë. Ne duhet të punojmë që të përmirësohemi, e dimë se kemi bërë gabime por jemi ekip i ri dhe mund të përmirësohemi ende”, është shprehur Ujkani.
Ujkani pati një paraqitje shumë të mirë në barazimin prej 1 me 1 kundër Finlandës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botëror, sidomos kur fitoi duelin një me një me kundërshtarin në fillim të takimit.
Më tutje ai komentuar edhe takimin, për të cilin tha se, “Kosova pati presion vetëm në 10 minutat e para të takimit, pasi më tutje ishim shumë të mirë. Tani jemi në rrugën e duhur me talentët që kemi”.



