Neymar ateron në Porto për të kryer testet mjekësore para kalimit në PSG (Foto/Video)
Superylli brazilian i Barcelonës, Neymar ka kaluar në Paris Saint-Germain për shumën rekorde 222 milionë euro.
Neymar do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë prej 596,000 mijë funte në javë pas taksave shtetërore, transmeton Periskopi.

Neymar Jnr, duke u futur në spitalin e Portos
Në total ky transferim PSG-së do t’i kushtojë 398 milionë euro.
Gjatë ditës së djeshme Neymar i tregoi klubit katalan se dëshiron të largohet nga klubi duke i shokuar të gjithë fansat e gjigantit spanoll. Vetëm disa orë më pas Barcelona doli me një komunikatë me të cilën tregoi se Neymar ka kërkuar të largohet nga klubi dhe se e kanë lejuar të bisedojë me klube të tjera.

Neymar duke dalur nga vetura e tij
Neymar sot do të kryej testet mjekësore në qytetin e Portos me drejtorin sportiv të PSG, Antero Henrique.


Tani krejt çfarë ka mbetur është që Parisi të pagujë shumë e ‘çmendur’ gjigantit spanjoll dhe ta lirojë brazilianin nga kontrata e tij.

Neymar në Porto ka udhëtuar me aeroplanin e tij privat
Bashkëlojtari i deritashëm argjentinasi, Lionel Messi, përmes një postimi në Instgram i ka uruar të gjitha të mirat në vazhdimin e karrierës së tij. /Periskopi/

Neymar do të kalojë në PSG për shumën rekorde në histori të futbollit

Braziliani me Barcelonën ka fituar 9 trofe, duke përfshirë dy Liga të Kampionëve

Lionel Messi i ka dërguar një mesazh emocionues brazilianit pas konfirmimit se Neymar do të largohet nga klubi



