Ndeshja Shqipëri-Maqedoni do të zhvillohet në një datë tjetër
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë gjyqtari vendosi ndërprerjen e ndeshjes dhe shtyrjen e saj për një datë tjetër.
Ndeshja Shqipëri-Maqedoni e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018” pasi u ndërpre rreth minutës së 77-të, vendim ky i marrë nga gjyqtari për shkak të kushteve të këqija të motit është shtyrë përfundimisht.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe erës së fortë delegati i UEFA-s vendosi ndërprerjen e ndeshjes dhe shtyrjen e saj për një datë tjetër. Ndërkohë pas fillimit të reshjeve të shiut dhe erës së fortë edhe tifozët filluan të largohesh nga stadiumi “Loro Boriçi”.
Në pjesën e dytë ekipi i Maqedonisë arriti të barazonte rezultatin 1-1 me golin e shënuar nga Alioski në minutën e 51-të, rezultat ky i cili mbeti i pandryshuar deri në minutën e ndërprerjes së ndeshjes. Goli për ekipin shqiptar u shënua nga Sadiku në minutën e nëntë të ndeshjes. Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kishte marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit.



