Arabia Saudite pret pelegrinët e haxhit

Arabia Saudite pret pelegrinët e haxhit

Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite njoftoi se numri i personave që kanë mbërritur në këtë vend dhe të cilët sivjet do të kryejnë Haxhin, është mbi një milion.

Sipas të dhënave të fundit, numri i besimtarëve myslimanë që kanë mbërritur në Arabinë Saudite ku do të kryejnë Haxhin është 1.195.700.

Bëhet e ditur se nga ky numër 1.123.000 kanë arritur me avionë, ndërsa të tjerët kanë arritur në mënyrë tokësore dhe detare.

Sivjet pritet ardhja e rreth 1.500.000 personave jashtë Arabisë Saudite të cilët do të kryejnë Haxhin në Mekë

 

Shpërndaje në: