100 euro për të kaluar provimin
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Sezoni i dytë i emisionit investigativ “STOP” nisi me një rast korrupsioni.
Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për të marrë një provim nuk ka nevojë të qëndroni gjithë ditën mbi libra, mjaftojnë ‘vetëm’ 100 euro.
Në dy kamera të fshehta, tregohet sesi studentet që kërkojnë të marrin provimin e Biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së Profesoreshës Ditika Kopliku, Shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar.
Në kameran e parë të fshehtë studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8 –të.



