ZYRTARE: Konfirmon Barcelona se 222 milionë euro janë paguar nga avokatët (Foto)
Neymar tani edhe zyrtarisht është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Klubi spanjoll i Barcelonës sot konfirmoi se avokatët e Neymar kanë paguar klauzolën prej 222 milionë eurove, transmeton Periskopi.
Tani braziliani do të veshë fanelën e klubit francez të Paris Saint-Germain.
Transferi i sulmuesit theu rekordin si transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, që mbahej nga Paul Pogba. /Periskopi/



