Jul Deda mesazh çunave të ‘Fiks-it’: Nuk fitohet fama duke i futur llapën shokut
Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni ‘Fiks Fare’ në Top Channel.
U duk sikur nisi me këmbë të mbarë sepse në të pati shumë ‘dashuri’. Një puthje në buzë nga dy moderatorët e ri të emisionit investigativ, bëri që gjithë vëmendja të përqëndrohej aty.
Pas këtij ‘performimi’ aktoresk, vjen edhe reagimi i një prej aktorëve të njohur të humorit, Julian Deda. Duket se ai nuk pajtohet aspak me gjestin e djemve të ‘Fiks-it’, Devisin dhe Dorianin. Dy çuna që puthen në buzë, thotë aktori, mund të jenë ose të përdorur deri në fyerje, ose mediatikisht të mjerë. Juli u bën thirrje gjithashtu moderatorëve të rinj të mos përdoren nga drejtorët vetëm për pak audiencë.
Reagimi i plotë:
Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audiencë për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë. Ju lutem shumë o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët qe t’ju përdorin në këtë mënyrë. Është gjynah, që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallej, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë. Mos ja lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku ju do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile.






