Anthony Joshua sfidohet publikisht nga ‘bisha’ e MMA, Stipe Miocic
Ylli i UFC, Stipe Miocic ka ringjallur luftën e fjalëve me Anthony Joshuan, duke e ftuar përsëri që të ndeshen në ring.
“Duket se orari yt është shumë i hapur. S’ka justifikime, hajde të vallëzojmë!”, ka shkruar Miocic në Twitter, transmeton Periskopi.
Miocic është i interesuar për duelin me boksierin britanez, pas përballjes që do ta zhvillojnë Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.
Miocic është kampion në kategorinë më të rëndë të UFC, ndërsa Joshua është numri një i botës në boks, për peshat e rënda. /Periskopi





