Vdes në Shkodër tifozi nga Kosova
Kadri Shkrela ka humbur jetën pasi ra në kontakt me shtyllën elektrike pas stuhisë së mbrëmshme në Shkodër.
65-vjeçari kishte udhëtuar nga Kosova për të parë ndeshjen ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin Bishanaku, i njohur si ‘Rruga e Gjanë’, afër stadiumit ‘Loro Boriçi’.
Mësohet se tifozi në fjalë ishte mbështetur në një shtyllë të ndriqimit, në momentin kur stuhia mbërtheu Shkodrën. /Periskopi.com



