Chelsea pa dy yjet e saj në duel me Arsenalin (Foto)
Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka deklaruar se skuadra e tij do të jetë pa Eden Hazard dhe Tiemoue Bakayoko, për ndeshjen me Arsenalin në Community Shield.
Italiani tha se Hazard është duke u rikuperuar nga operacioni, ndërsa transferi Bakayoko ende nuk është i gatshëm fizikisht, transmeton Periskopi.


Conte gjithashtu ka frikë se dyshja mund të mungojnë edhe për ndeshjen hapëse të Premier Ligës ndaj Burnley, por mbetet optimist. /Periskopi



