Cristiano Ronaldo shokon Real Madridin me deklaratën e tij për radion spanjolle (Foto)
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka rrëfyer se dëshiron të kthehet në Angli, derisa po vazhdon luftën ndaj akuzave për evazion fiskal në Spanjë.
32 vjeçari është duke e konsideruar seriozisht rikthimin në Angli, raporton Daily Mail, transmeton Periskopi.
Portugezi ka hapur rrugën për një rikthim sensacional në Manchester United, pas deklaratave të tij të të fundit.
“Në Angli, kurrë nuk i kam pasur këto probleme, për këtë arsye dua të kthehem atje,” ka thënë Ronaldo për radio stacionin spanjoll, Cadena SER.

“Gjithmonë i kam paguar taksat e mia, gjithmonë. Si në Angli, ashtu edhe në Spanjë”, ka vazhduar portugezi, transmeton Periskopi.
“Unë jam një libër i hapur. Vetëm shkruani emrin tim në Google dhe të gjitha për Cristianon do të dalin. Për shembull, magazina Forbes publikon të gjitha të ardhurat e mia”, ka përfunduar sulmuesi i Realit.
Këto komente të portugezit, me siguri se do ta alarmojnë Manchester Unitedin, e cila ka qenë e interesuar gjatë gjithë verës për futbollistin më të mirë në botë. /Periskopi/



