Neymar nuk do të debutojë sot në fanellën e Parisit (Foto)
Futbollisit brazilian, Neymar Jnr, nuk do të mund të paraqitet sot në fanellën e Paris Saint Germain për ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Neymar u transferua nga Barcelona për shumën rekorde 222 milionë euro, që është transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
25 vjeçari nuk do të mund të paraqitet sot për shkak të mos kompletimit të dokumentave nga La Liga, transmeton Periskopi.
Ligue 1 ende nuk i ka pranuar dokumentat e duhur që ta regjistrojnë në kohë futbollistin brazilian që ai të paraqitet sot.

Neymar është prezantuar të premten si lojtar i PSG para gazetarëve.
Ish ylli i Barcelonës deklaroi se është i gatshëm të luajë kundër Amiens.

Vlen të theksojmë se dje ka filluar kampionati francez me ndeshjen Monaco-Touluse të cilën e fitoi kampioni me rezultat 3 me 2. /Periskopi/





