Rooney duhej të pensionohej nga Kombëtarja

Rooney duhej të pensionohej nga Kombëtarja

Ish-Kapiteni i Anglisë, Peter Shilton beson se Wayne Rooney është dashur t’i japë fund karrierës me Kombëtaren angleze pas Europianit 2016.

Ai thotë se 30-vjeçari nuk ka qenë shumë efektiv.

“Unë nuk mendoj më se ai është një sulmues. Unë nuk mendoj se ka qenë shumë efektiv”, deklaroi Shilton.

“Mendova se ai duhet të dalë në pension pas Euro 2016. Këtë nuk e them për shkak se ai mund të thyejë rekordin tim, larg asaj. Nëse ai luan mirë, në rregull”.

Shilton ka zhvilluar 125 paraqitje për Anglinë, ndërsa Rooney ka zhvilluar 115. /Periskopi.com

Shpërndaje në: