Gruaja e Ermalit shfaqet tejet joshëse në foton e fundit (Foto)
Këngëtari Ermal Fejzullahu është njëri nga këngëtarët tanë, emri i të cilit përflitet në mediet rozë në lidhje me jetën private.
Bashkëshortja e tij, Ariana shpeshherë ka marrë komente pozitive për stilin e veshjes. Edhe në fotografinë e fundit, në të cilën Ariana shfaqet me një palë gjinse dhe një bluzë të bardhë, veshje e cila vinte në pah linjat e Arianës.
E ulur sipër një tavoline, ajo dukej shumë atraktive dhe me stil, duke marrë vetëm komente pozitive.




