Shtatë vjeçari Dion Krasniqi noton 4 kilometra në Ksamil (Foto)
Ai është vetëm shtatë vjeç dhe ka një fizik të shkëlqyer, kjo falë marrjes me sport.
Është fjala për shtatë vjetarin Dion Krasniqi që jeton në Zvicër, ku njihet si atlet shumë i shpejtë, por edhe si xhudist i talentuar.
Vogëlushi ka qenë dy herë fitues i vendit të parë në atletikë në Volketswillit për shkak të shpejtësisë habitëse.
Dion Krasniqi këto ditë po pushon bashkë me familjen në jug të Shqipërisë, gjegjësisht në Ksamil, ku është shndërruar në sensacion për shkak të notimit prej katër kilometra.
Shtatë vjeçari ka notuar nën përkujdesjen e babait të tij, Driton Krasniqi. Ata notuan së bashku deri tek ishulli i parë i tre ishujve të Ksamilit.
Duke e parë përkushtimin e tij, s’ka diskutim që Dion Krasniqi në të ardhmen do të jetë një nga yjet e sportit botëror.








