Manaj transferohet te skuadra italiane

Manaj transferohet te skuadra italiane
Disa mundësi dhe disa skuadra që janë lakuar për transferimin e Manajt për këtë edicion, mirëpo deri më tani shqiptari është ende pa skuadër.
 Për Rei Manajn duket se së fundi ka një shpresë dhe një shans për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Kuptohet që jo me Interin e Spaletit, por së fundmi në skenë është shfaqur skuadra e Beneventos.

Ekipi që është ngjitur këtë vit në Serinë A, ka nisur kontaktet me drejtuesit zikaltër për të marrë në formë huazimi sulmuesin shqiptar për këtë sezon.

Marrëdhënia e skuadrës zikaltër me këtë klub është shumë e mirë, duke qenë se në skuadrën e drejtuar nga Marko Baroni janë edhe dy lojtarë zikaltër:

Xhorxh Pushkash dhe Brajt Giamfi. “Sky Sport” ka bërë me dije se bisedimet janë drejt finalizimit dhe shumë shpejt shqiptari mund të ketë skuadër për të nisur përgatitjet për edicionin e ri.

Shpërndaje në: