Majkut i ndodh diçka e papritur në Sarandë (Foto)
Rrjetet sociale tregojnë shpesh atë ç’ka ne do donim të ishte dhe jo atë që përjetojmë në realitet. Ja përshembull reperi Majk do donte që koncerti i mbrëmshëm në qytetin bregdetar të Sarandës të ishte një sukses, por ka ndodhur e krejtësisht e kundërta.
Jo vetëm që clubi ku dy reperët e Babastars, Majk dhe Onat performuan nuk kishte shumë njerëz, por në të shumtën e rasteve publiku “minimalist”, ( në krahasim me hapësirën e clubit) nuk reagonte me këngët që dy reperat kishin përzgjedhur, shkruan Blitz.al.
Pjesën më të madhe të mbrëmjes babai i Roan këndoi këngët e kolegëve të tij të Babastars dhe në fund këndoi projektet e tij muzikore, Dashni, S’jena mo, Katile, etj.
Pra në ndryshim nga ç’mund të shihni rreth e rrotull në Instagram mund të themi se mbrëmja e djeshme nuk ishte sukses për Majk, por vera është e gjatë kushedi sa koncerte të tjera ka rezervuar ai…







