Hajni qëndroi pesë orë në kulm, do të habiteni me çka e ‘mashtroi’ policia për të zbritur (Foto)

Hajni qëndroi pesë orë në kulm, do të habiteni me çka e ‘mashtroi’ policia për të zbritur (Foto)

I dyshuari për vjedhje që po ndiqej nga forcat e rendit, ka ikur dhe ka hipur në kulmin e një shtëpie në Grimsey të Anglisë.

Për pesë orë ai nuk ka dashur të bashkëpunonte, por ka pranuar se do të zbriste kur një polic i ofroi hamburger, transmeton Telegrafi.

“Nuk shkoi kohë e gjatë dhe arriti ushqimi i shpejtë, ndërsa ai zbriti ngadalë. Pasi hëngri, u ngrit ngadalë dhe hyri në makinë”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.
Kohë më parë, një i dyshuar tjetër që rinte në kulm, është dorëzuar pasi i ofruan duhan dhe e lejuan të tymoste para se ta arrestojnë.

 

Shpërndaje në: