Shikoni lëndimin e tmerrshëm të Mertesacker (Foto)
Arsenali ka filluar sezonin e ri mbarë duke e mposhtur Chelsea në Community Shield pas ekzekutimit të penalltive.
Kapiteni i Arsenalit mbrojtësi gjerman, Per Mertesacker, ka pësuar një çarje mbi syrin e djatht pas një përplasje me mbrojtësin anglez të Chelseat, Gary Cahill.

Ai u detyrua të lë fushë dhe të zëvendësohet me boshnjakun Sead Kolasinac.

Mertesacker filloi takimin nga minuta e parë pas më shumë se një viti jashtë mungesë për shkak të lëndimeve të shumta.
Por ky lëndim si duket nuk do ta pengojë 32 vjeçarin të paraqitet në ndeshjen kundër Leicesterit. /Periskopi/






