Lajm i keq për Man Utd, Ronaldo është i gatshëm për Supërkupën e Evropës (Foto)

Lajm i keq për Man Utd, Ronaldo është i gatshëm për Supërkupën e Evropës (Foto)

Real Madrid ka publikuar listën prej 24 lojtarëve që mund të paraqiten kundër Manchester United në Superkupën e Evropës që zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në Fillip Stadion II të Shkupit.

Në listë është edhe emri i superyllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, transmeton Periskopi.

Ditëve të fundit është spekuluar se ylli portugez nuk do të jetë i përfshirë në skuadrën e Zidane për super ndeshjen kundër ‘djajve të kuq’ pasi klubi madrilen i kishte dhënë pushim ekstra.


Ai në tre ditët e fundit ka filluar të stërvitet me skuadrën e Realit dhe nuk ka zhvilluar asnjë minutë në ndeshjet e turit përgatitor.

Por Ronaldo ka qenë i vendosur që të përfshihet në këtë super derbi kundër ish shkuadrës së tij dhe besohet se ai e ka mbajtur vetën në gjendje fizike shumë të mirë.

Man Utd's UEFA Super Cup hopes dealt blow as Cristiano Ronaldo returns for Real Madrid

 

Kjo ka bërë që Zidane ta përfshijë fituesin e ‘Topit të Artë’ por nuk dihet se a do të startojë apo do fillojë takimin nga banka rezervë. /Periskopi/

Shpërndaje në: