Njihuni me stadiumin ku do të zhivllohet super ndeshja Real Madrid-Manchester United (Foto)
Manchester United dhe Real Madrid do të përballën më 8 gusht (nesër) për SuperKupën e Evropës.
Dy gjigantët evropian do takohen në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, në stadiumin Fillip II Arena.
Periskopi do të ju tregojë të gjitha që duhet ditur rreth këtij stadiumi.

Nga Monaco në Maqedoni
Stadiumi “The Stade Louis II në Monaco tradicionalisht ka mbajtur SupërKupën deri në vitin 2013. Pas vendimit të UEFA që të ndryshojë arenat, vitin e kaluar është zgjedhur “Natinoal Arena Fillip II, në Shkup.
Çfarë kapaciteti ka stadiumi?
Stadiumi ka 33,460 mijë ulëse për tifozët, i cili është ri-konstruktuar në vitin 2009 dhe ishte emëruar me këtë emër që tani posedon. Më herët ai është njohur si “Gradski Stadion”.

Çka është mbajtur më hëret?
Ky stadium ka mirëpritur pesë takime të kampionatit Evropian për femra në vitin 2010, duke përfshirë edhe finalen më mes të Francës dhe Anglisë.
Po ashtu një ndeshje në mes të kombëtares së Maqedonisë dhe Spanjës në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Russia 2018’ të cilin e kishte fituar Spanjë me rezultat 6-0 dhe kishte mbledhur vetëm 8,000 mijë tifozë në stadium, që është rekord për këtë stadium.

A janë gjithmonë temperaturat e larta?
Në shtator të vitit të kaluar në Maqedoni ishte regjistruar temperatura prej 40 gradësh celsius.
Sipas parashikimeve të fundit më 8 gusht (nesër) temperatura më e lartë do të jetë 38 gradë celsius. /Periskopi/



