Spalletti: Ky yll brazilian të hënën në Milano për testet mjekësore
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores në miqësoren ndaj Villarrealit me rezultat 3-1.
Spalleti ka folur për transfermiet e mundshme që Inter mund të bëj deri në fund të afatit kalimtar të veres.

Ish trajneri i Romës, ka zbuluar se ylli brazilian i Nice të hënë do të kryej testet mjekësore në Milano.
“Dalbert? Kam folur me drejtorin sportiv pak më parë. Lojtari do të jetë nesër në Milano, ai mund të na ndihmojë”.
“Ne nuk transferojmë lojtarë për të zëvendësuar të tjerët, por që ata të kontribuojnë”, ka thënë Spalletti.
Braziliani pritet t’i kushtojë Interit rreth 20 milionë euro. /Periskopi/
https://youtu.be/n0XR-GCHTjY



