Pogba tregon se si e bindi Lukakun të nënshkruajë me Manchester Unitedin, duke e refuzuar ofertën Chelseat

Pogba tregon se si e bindi Lukakun të nënshkruajë me Manchester Unitedin, duke e refuzuar ofertën Chelseat

Paul Pogba ka treguar se si e ka bindur Romelu Lukakun të bashkohet me Manchester Unitedin.

Lukaku kaloi nga Everton te Manchester United, duke e lënë në tavolinë ofertën e Chelseat.

“Kam qenë i përgatitur për këtë, ka qenë punë e madhe”.

“Dola me të për në darkë dhe i fola për Manchester Unitedun”.

“Mu desh të punoja shumë dhe më në fund ai është këtu, ai është këtu dhe i gatshëm për të arritur qëllimet”.

“Ai është një lojtar që e njeh Ligën Premier dhe mund ta na ndihmojë shumë”, ka thënë Pogba.

Shpërndaje në: