Hazard bën presion për tu transferuar te Reali
Eden Hazard mendohet se po shtyn një transferim të tij te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
Mesfushori belg ishte njëri ndër më meritorët që Chelsea fitoi titullin e Ligës Premier sezonin e fundit.
Sipas Don Balon, Hazard është gati të shtyjë për një largim nga Chelsea dhe të bëjë të ditur ambicien e tij për të luajtur për Real Madridin.
Ndërkohë, Antonio Conte ka pranuar se shumë pak mund të bëjë për të parandaluar një transferim, nëse Real ose Barcelona do ta thërrasin.



