Familjet kosovare të “mbytura” në borxhe

Familjet kosovare të “mbytura” në borxhe

Gjysma e familjeve në Kosovë janë në borxhe. Sipas BQK-së, mbi 40% të huamarrësve në Kosovë kanë mbingarkesë borxhi, del se ekonomitë familjare kanë më së shumti borxhe.

Mbi 44.7% të familjeve kanë shpenzuar me shumë se 50 % të të hyrave.

“Sidoqoftë, ndërmarrjet kishin raste më të shpeshta të mbingarkesës së nivelit më të lartë, ku 19.3 për qind e tyre ishin josolvent në raport me vetëm 8.4 për qind të individëve”, thuhet në raport.

Sipas një raporti tjetër në vitin 2013 të bërë nga ASK 44% e familjeve kosovare nuk mund t’i përballonin pagesat si qeraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale, fatuarat e mirëmbajtjet e rregullta.

Shpërndaje në: