Jose Mourinho ‘thumbon’ referët pas ndeshjes, ja çfarë ka thënë
Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes që humbi skuadra e tij ndaj Real Madridit.
Ai ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve tek goli i Casemiros, i cili ishte offside, shkruan Periskopi.
“Humbëm 2-1, që tregon se rezultati ishte i ngushtë dhe një nga golat ishte nga pozicioni jashtë loje. Me teknologjinë VAR, ndeshja do të ishte 1-1”, tha Mourinho për mediat.
Mourinho humbi për herë të tretë në një ndeshje të Superkupës së Evropës. /Periskopi



