Foli për masturbim në emision, Bebe Rexha nxjerr mesazhin që i dërgoi e ëma (Foto)
Në fakt, shpesh harrojmë që disa nga yjet më të njohur të momentit janë me origjinë shqiptare, çka i bën këta të fundit shumë të ngjashëm me ne, edhe pse jetojnë shumë larg dhe në rrethana tërësisht të ndryshme. Dua Lipa apo Bebe Rexha mund të jenë më të kërkuarat e momentit, por fakti që kanë origjinën njësoj me ne, na besoni, kanë të njëjtat “halle” me mamatë e tyre.
Bebe Rexha ka qenë e ftuar në “Tonight with Jimmy Fallon” dhe sigurisht duke qenë një nga emisionet më të ndjekura, ka pasur shumë emocione.
Disa minuta më parë, Bebe ka vendosur të ndajë një “screenshot” të një komunikimi me mesazhe që ka pasur me të ëmën pasi ka mbaruar emisioni.




