“Tu luta” hit edhe në dasma, shikoni çfarë bën një çift i ri me këtë këngë (Video)

“Tu luta” hit edhe në dasma, shikoni çfarë bën një çift i ri me këtë këngë (Video)

‘Tu luta’ nga Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi, publikuar në fund të vitit të kaluar përbën pa dyshim një prej krijimeve më të suksesshme në repertorin e dy artistëve.

Pas një pritje të gjatë për duetin, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

E ‘Tu Luta’ duket se përpos që po vazhdon të dëgjohet, është bërë trend edhe në dasma.

Një moment të tillë e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale vetë këngëtarja Shkurte Gashi ku në videon e postuar shfaqet një çift teksa simulon para të pranishmëve interpretimin e këngës.

 

 

Shpërndaje në: