Behrami nënshkruan nesër me këtë skuadër në Serie A
Valon Behrami ka vendosur për të ardhmen. Ylli kosovar me pasaportë zvicëriane do të rikthehet në Serie A. Behrami ka arritur marrëveshje me Udineses. Lajmin e ka konfirmuar vetë Behrami për Indeksonline.
“Do të nënshkruaj marrëveshje 2 vjeçare me një vit mundësi vazhdimi. Nesër do të bëhet zyrtarizimi” ka thënë Behrami për Indeksonline.
Ylli kosovar ishte pjesë e ëatfordit nga Anglia por që nuk arriti gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.



