Januzaj ka të drejtë të zgjedhë Kosovën

Januzaj ka të drejtë të zgjedhë Kosovën

Futbollisti kosovar i cili ka luajtur për Belgjikën, Adnan Januzaj ka të drejtë të luajë për Kosovën.

Kjo, pasi FIFA sqaroi sot se futbollistët të cilët kanë luajtur për shtetet tjera pas datës së pranimit të Kosovës në FIFA më 13 maj të këtij viti, nuk kanë të drejtë të luajnë për shtetin më të ri në Evropë.

Mirëpo, Januzaj në këtë rast bën përjashtim, pasi ai nuk është paraqitur për Belgjikën pas datës 13 maj, pra ditës kur Kosova u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror. /Periskopi.com

Shpërndaje në: