Parashikimi i motit për ditët në vijim
Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell do të na shoqëroj nga dita e enjte.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje nga 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.
Një gjendje e këtillë e motit me përmirësime të ndjeshme do të vazhdoj deri në fundjavë dhe më tej do të ketë ngritje në gjithë parametrat meteorologjikë.
Sasitë e reshjeve të shiut të regjistruara në dy ditët e fundit është me sa vijon:
Prishtinë——— 28mm (28 l/m2)
Pejë ————— 53mm
Junik —————53mm
Prizren————-32mm
Podujevë———-29mm
Ferizaj ———–46mm
Mitrovicë———55mm



