Cristiano Ronaldo nuk luan ndaj Barcelonës? Përgjigjet Zidane

Cristiano Ronaldo nuk luan ndaj Barcelonës? Përgjigjet Zidane

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur për ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, e cila luhet nesër në Camp Nou, në kuadër të Superkupës së Spanjës

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, nuk e ka përjashtuar mundësin që Cristiano Ronaldo të luajë nga minuta e parë ndaj Barcelonës,  në kuadër të Superkupës së Spanjës.

“Ne jemi të gjithë të mirë. Gjithkush dëshiron të luajë dhe kjo është e mirë, por unë kam për të zgjedhur”, ka deklaruar Zidane.

“Cristiano është gati. Ai ka pasur një pushim, por në pesë ditët e fundit ka punuar shumë fizikisht dhe është i gatshëm për të luajtur me ne”, ka theksuar Zidane.

Zidane ka thënë se do të dëshironte që finalja e Superkupës ta kishte vetëm një ndeshje, dhe jo dy siç është në Spanjë.

Shpërndaje në: