Lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë
Presidenti i FIFA’s, Gianni Infatino këmbëngul në idenë e tij, që në një Kampionat Botëror të futbollit të marrin pjesë 40 Përfaqësuese shtetesh.
Me rregulloren aktuale të FIFA-s në një Kampionat Botëror marrin pjesë 32 skuadra të shpërndara në 8 grupe me nga katër skuadra në grup.
“E dini të gjithë opinionin tim në lidhje me shtimin e numrit të skuadrave në botëror. Të gjithë e pamë entuziazmin gjatë Europianit të Francës, që u luajt me një format me 24 skuadra. Duhet të kuptojmë se këto lloj eventesh nuk janë vetëm në aspektin sportiv, por kanë një ndikim edhe në jetën sociale”, ka thënë Infantino.
Do të ishte një mundësi mjaft e mirë për Kosovën dhe Shqipërinë që në kampionatet e ardhshme, pas atij të 2018 të merrnin pjesë 40 shtete, për shkak se kualifikimi do të ishte më i lehtë.
Vlen të ceket se edhe në Kampionatin Europian 2016 është bërë një ndryshim, ku kanë marrë pjesë plot 24 shtete. /Periskopi.com



